Mulla Fikret ef. Limani nga Bushtrani humb jetën aksidentalisht
Në pasditën e sotme aksidentalisht humbi jetën mulla Fikret ef. Limani.
Mulla Fikret ef. Limani shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, të mesmen në medresen e mesme “ALAUDDIN” në Prishtinë, fakultetin e teologjisë islame në Damask të Sirisë, dega e Az- hari sherifit.
Kontributin e tij në shërbim të fesë dhe xhematit e filloi në xhaminë e fsh. Bushtran ku për disa vite shërbeu në detyrën e imamit.
Ishte aktiv ne jetën publike, sektorin civil dhe organizimin e jetës fetare. Për një kohë ka kryer edhe detyrën e myftiut në Luginë të Preshevës. Ka dhënë një kontribut edhe në organizimin dhe mbarëvajtjen e mësimit në shkollën e mesme të medreses “Isa Beu”, paralele e ndarë në Preshevë e medreses në Novi Pazar.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, xhematit, kolegëve dhe bashkëfshatarëve në fsh. Bushtran.
Allahu e pastë mëshiruar dhe e bëftë nga banorët e xhennetit.
Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.