Lajme
Shqiprim Arifi uron fitoren Erion Veliajt: Keni rritur bukurinë dhe gjallëruar Tiranën

Kryetari i Presheves z.Shqiprim Arifi, i uroi fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, kryetari Arifi uron Veliajn për fitoren tënde bindëse dhe të merituar!.
Arifi thote se Veliaj është njeriu që ka ndryshuar Tiranën, duke e shndërruar në një qytet Europian plot jetë.
“Urime Erion , për fitoren tënde bindëse dhe të merituar!.
Kemi besim të plotë se në mandatin e ardhshëm, do të punoni edhe më me këmbëngulje për të rritur bukurinë dhe gjallërinë e kryeqytetit tonë të bukur, Tiranës.
Bravo!” shkruan Arifi.