Lajme

Spanja goditet nga shirat e rrëmbyeshëm, mbyllen shkollat

LShirat e dendur në Spanjë kanë bërë qe autoritetet spanjolle të mbyllin shkollat, universitetet dhe kopshtet si një masë paraprake. Reshjet e shiut goditën bregdetin juglindor të vendit pas një thatësirë të gjatë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Reshjet e mëdha pritet të vazhdojnë edhe për pjesën tjetër të ditës në zonat më të goditura, duke përfshirë pjesë të rajoneve të Murcias, Valencias dhe Andaluzisë.

Disa vende në rajonin e Valencias kishte më shumë shi në pak ditë sesa në gjashtë muajt e fundit së bashku, njoftoi agjencia kombëtare e motit AEMET.

Me 130 litra për metër katror, ​​qyteti i Ontinyent në rajonin e Valencias pati një sasi rekord reshjesh në një ditë në maj krahasuar me 100 vitet e fundit, shtoi agjencia.

“Shiu mund të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të një thatësire të zgjatur në Spanjë, e cila ishte në rrugën e duhur për ta bërë këtë pranverë më të thatën e regjistruar që nga viti 1961”, tha zëdhënësi i AEMET, Ruben del Campo.

Pavarësisht reshjeve, ai shtoi se kjo pranverë pritet të jetë ndër më të thatat e regjistruara ndonjëherë.

“Reshjet në të gjithë vendin nga tetori 2022 deri më 21 maj të këtij viti, ishin 28 për qind nën mesataren për atë periudhë”.

Related Articles

Back to top button