Lajme
Të shtëna me armë! Agravohet situata në veri të Kosovës
Situatë e tensionuar raportohet nga veriu i Kosovës, ku janë dëgjuar të shtëna armësh.
Gazetarja Leonita Bajrami raporton se mes turmës në Zveçan është hedhur gaz lotsjellës.
Tensione ka dhe në komunat e tjera, të cilat tani drejtohet nga kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.
Një ditë pasi bëri betimin, kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hynë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut, ku ndodhet komuna dhe stacioni policor.