Lajme

U arrestua për trafik kokaine në Zvicër, pas tre vitesh shqiptari ‘thyen heshtjen’ dhe flet me emra për organizatën kriminale: Kërcënuan familjarët e mi

Një 27 vjeçar i arrestuar 3 vite më parë në Zvicër ku u kap duke shpërndarë kokainë, ka vendosur të thyejë heshtjen ditën e djeshme duke rrëfyer mbi personat të cilët ishin pjesë e organizatës kriminale që merrej me trafikun e drogës.

Ndërmjet viteve 2019 dhe 2020 i riu shqiptar shpërndau rreth 820 gram kokainë në zonat Mendrisiotto dhe Lugano.

“Kisha një borxh”- mësohet të ketë thënë shqiptari në sallën e gjyqit gjatë seancës ku u dënua me 36 muaj burg si dhe dëbim dhe ndalës hyrje në Zvicër për një periudhë 7 vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se vendimi u mor pasi i arrestuari dha më shumë informacion rreth organizatës kriminale duke folur me emra dhe tha se këta të fundit kishin kërcënuar familjarët e tij me jetë nëse do të zbulonte ndonjë gjë rreth mënyrës seso funksionon grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës.

“Për fat të keq këta persona kërcënuan familjen e tij për të siguruar heshtje. Por ai prapë vendosi të fliste. Kërcënime ndaj familjarëve që u dëgjuan edhe gjatë një telefonate të mbikëqyrur nga një punonjës policie. Dhe është gjithashtu për këtë arsye që dëbimi nga Zvicra nuk do të regjistrohet në sistemin SIS (sistemi i informacionit Shengen në të cilin raportohen sendet e vjedhura dhe personat e kërkuar nga policia për qëllime ekstradimi, të prekur nga ndalimi i hyrjes ose të zhdukur). Duke vepruar kështu, klienti im ndoshta do të mund të kthehet në Gjermani, ku tani banon e gjithë familja e tij”-tha avokati i shqiptarit.

Ndërsa gjykatësi tha se tashmë është vërtetuar se familja e të akuzuarit banon në Gjermani dhe se për këtë arsye do të kërkohet ekstradimi i tij në këtë shtet dhe jo në Shqipëri, ku mund të ndihet i rrezikuar nga personat që e kanë kërcënuar me jetë.

Related Articles

Back to top button