Lajme

Verifikohen mandatet e këshilltarëve të KKSH-së dhe zgjedhet kryetari i këtij institucioni Nevzad Lutfiu

Pas mbajtes së mbledhjes konstituive ku u bë verifikimi i mandateve të këshilltarëve të Kuvendit të KKSH-së, APN-5 mandate, PVD-5 mandate, LPD-2, PD-2 dhe PDSH-1, e cila filloi pas një fjalimi nga ana e sekretarit shtetërorë Rejhan Kurtoviq nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dijalog Shoqëror.

Kryesuesi i mbledhjes Ismail Pajaziti lexoi emrat e të zgjedhurve të cilët pas një pauze 30 minutash thirrën mbledhjen e parë me rënd të ditës emrimin e kryetarit të KKSH-së.

Nevzad Lutfiu nga LPD, nga marrëveshjes paraprake e koalicionit PVD-LPD-PD-PDSH është emruar për kryetarë të KKSH-së për pjesën e parë të mandatit prej 1.5 vite, për t’ia kaluar pastaj mandatin PVD-së.

Pas marrjes së mandatit Lutfiu është zotuar se do të punojë për të mirën e gjith qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe përmirësimit të kushteve në fushat për të cilat zotohet KKSH.

Related Articles

Back to top button