Lajme
Volkswagen largohet nga Rusia, shet fabrikën dhe gjitha asetet e saj

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka përfunduar shitjen e aseteve të saj ruse, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Shitja e aksioneve në grupin rus Volkswagen, përfshirë filialet, ka përfunduar, shtohet në deklaratë.
U shit edhe fabrika e makinave në qytetin e Kaluga.
Agjencia Interfax njoftoi të martën se Volkswagen ka marrë miratimin e autoriteteve në Moskë për t’i shitur asetet e saj në Rusi për 125 milionë euro kompanisë ruse Avilon.
Prodhuesi gjerman i makinave ka qenë aktiv në Rusi për një kohë të gjatë dhe hapi një fabrikë në Kaluga në 2007.