Arifi: Sipas logjikës së Ramabajës, as Kurti s`është tamam shqiptar, sepse gruan e ka norvegjeze
Fyerjet e njerëzve të Albin Kurtit nuk i merr afër zemrës. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se ato tregojnë mentalitetin e tyre. Ai ka bërë me dije se sharjet e fyerjet e tyre vetëm e forcojnë.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i ka quajtur komunist eksponentët e VV-së që po e fyejnë vazhdimisht nëpër rrjete sociale.
Ai ka thënë se është në ideologjinë e tyre që të shpallin tradhtar këdo që i kritikon.
Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se këto fyerje e bëjnë vetëm më të fort.
Arifi i ka komentuar edhe fyerjet e analisti Sadri Ramabaja, i cili në një debat televiziv i ka thënë se për shkak të mbulesës së gruas së tij nuk është tamam shqiptar.
Arifi ka thënë se sipas kësaj logjike, as kryeministri Albin Kurti nuk është tamam shqiptar, meqenëse gruan e ka norvegjeze.
Nacionale: Z. Arifi, gjatë një debati televiziv, analisti Sadri Ramabaj, i cili njihet si përkrahës i Kurtit, ju fyeu duke ju thënë se nuk jeni shqiptar tamam. Pse ndodhi kjo? Keni ndonjë përgjigje për të?
Arifi: Ajo ndodhi sepse Ramabaja dhe shefi i tij i takojnë një mentaliteti komunist. Mentaliteti i tillë i fyen dhe akuzon të gjitha ata që ua rrezikojnë pozicionin dhe që i kritikojnë. Ky mentalitet komunist është treguar qartas kur hyri në çështjen e shamisë dhe fesë dhe ku aludojke që unë nuk jam tamam shqiptar, sepse gruaj ime dhe unë jemi besimtar. Unë i thash edhe e atij që, se shyqyr që këto mentalitete komuniste i kemi në ikje. Duhet të ua rikujtoj edhe atij, se gruaja e Albin Kurtit është norvegjeze dhe nëse e përdorim të njëjtën logjik, sipas Ramabajes, as Kurti nuk qenka mjaft shqiptar.
Nacionale: Një ditë më pas, edhe ish-këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, vazhdojë fyerjet ndaj juve. Në një postim në Facebook, ai ju akuzon se ju punoni hapur për Vuciqin. Cili është vlerësimi i juaj për këtë akuzë?
Arifi: Ofendimet e VV-së në “Facebook” vetëm me motivojnë më shumë. Sepse nuk munden me ma mbyll gojën vetëm pse mentaliteti i tyre komunist e kërkon. Përkundrazi, unë vazhdoj edhe më shumë ta ngrisë zërin dhe te avokoj për çështjen kombëtare shqiptare. Sa i përket Elvis Hoxhës, është një person i cili me mentalitetin e tij komunist dhe përbërjen e tij komuniste, rrezikon sigurinë kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. Për këtë arsyeje ftoj autoritetet e Kosovës që të hulumtojmë se prej çfarë paresh financohet ky person.
Nacionale: Pse mendoni se jeni i etiketuar nga eksponentët e VV-së? Për shkak të kritikave që keni ndaj kryeministrit Kurti?
Arifi: Mendoj se shumica e eksponatëve të Vetëvendosjes janë me mentalitet komunist. Ata nuk munden të ma ndalin gojën për shkak të mentalitetit të tyre. Ata mendojnë se thelbin e shqiptarisë e kanë në pronësi të tyre. Nëse i kritikon, ata të shpallin menjëherë tradhtar. Unë vlerësoj se mentaliteti i tyre komunist nuk ua lejojnë të tejkalojnë vetveten dhe të pranojnë se ka edhe perspektiva tjera në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Për këtë arsyeje këta nuk i kanë punët mirë me ndërkombëtarët, sepse edhe ata e kanë pa se këta janë persona me një qëndrim ekstrem të majtë dhe të cilët më shumë i ngjajnë Putinit dhe Risisë, se sa Uashingtonit dhe Perënditmi.
Nacionale: Z. Arifi, ju asnjëherë nuk keni pasur raporte të mira me z. Kurti. Keni tentuat ndonjëherë rregullimin e raporteve me kryeministrin Kurti?
Arifi: Unë qysh herët kam filluar të kritikoj Kurtin dhe VV-në. Mirëpo kur kanë ardhur në pushtet unë i kam lenë anash këto mospajtime ideologjike dhe thelbësore me Kurtin dhe jam munduar t`i rregulloj raportet me kryeministrin. Por, fatkeqësisht, Kurti është një person i cili njihët si hakmarrës dhe kryefort. Sepse kështu e quajnë të gjithë, ani pse ai vet thotë se është parimor, por ajo është vetëm një makijazh për ta mbuluar kokëfortësinë e tij dhe hakmarrjen që e ka ndaj secilit që e kritikon.
Nacionale: Kryeministri Kurti ka dhe një këshilltare, e cila është Lugina. A po bën sa duhet Qeveria Kurti për shqiptarët e Luginës?
Arifi: Kryeministria, fatkeqësisht, e ka një perspektivë të gabuar ndaj Luginës së Preshevës, sepse mundohet me e nda Luginën dhe spektrin politik në ata që janë dora-puthës dhe në ata që janë kritikues. Dhe kritikuesit nuk mund të kenë bashkëpunim me Qeverinë Kurti. Kjo është një qasje shumë e gabuar. Ti mundesh me i dhënë edhe 100 milionë euro në vit për Luginën e Preshevës, por në qoftë se i zhvat ato para publike të taksapaguesve të Kosovës, atëherë nuk keni kontribuar në formë të duhur në Luginë të Preshevës. Lugina e Preshevës ka nevojë për unitet, për mbështetej të përgjithshme nga Qeveria e Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për ndarje e lojëra politike. Sepse mjaft jemi të diskriminuar dhe të shkelur nga Qeveria Serbisë.
Nacionale: Kryeministri Kurti vazhdimisht ka pretenduar se pjesë të dialogut me Serbinë do t`i bëj edhe shqiptarët e Luginës. Deri me tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sa optimist jeni se deri në fund të mandatit të tij do të mund të bëj diçka në këtë drejtim?
Arifi: Pas gjithë këtyre dy viteve të fundit, unë nuk ia besoj as këtë fjalë, sepse Kurti ka ra shumë herë në kundërshtim me fjalët e tij. Pra, nuk ia besoj as premtimin e tij se shqiptarët e Luginës do t`i përfshij në procesin e dialogut me Serbinë. Sepse rezultati tregon se deri me tani në asnjë formë nuk e ka bërë. Edhe pse ka emëruar një këshilltare për Luginë dhe ka ndarë dy milionë euro, rezultati është baras me zero. Nga natyra jam optimist, por jam shumë skeptik në raport me kryeministrin se do të bëj diçka mirë për Luginën e Preshevës.