Këto janë rrugët që do të bëhen një kahshe në Preshevë – VIDEO
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se në kuadër të zhvillimit të infrastrukturës rrugore në qytetin tonë dhe me qëllim të përmirësimit të gjendjes së trafikut nëpër rrugët e qytetit, Këshilli komunal në seancën e katërtë të mbajtur më 19 qershor, ka marrë Vendim për ndryshimin e regjimit të qarkullimit nëpër disa rrugë të qytetit tonë dhe përcaktimin e vendparkimeve nëpër këto rrugë.
Të gjitha këto ndryshime po bëhen për të ofruar siguri dhe efikasitet të qarkullimit rrugor, për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në rrugët më të frekuentuara të qytetit tonë.
Në video materialin në vijim po ua paraqesim rrugët e qytetit tonë, të cilat në të ardhmen do të kenë regjim të qarkullimit njëkahor, me qëllim të evitimit të kaosit në trafik dhe në të njejtën kohë duke siguruar një numër të caktuar të vendparkimeve për automjete.
Për sigurinë e qytetarëve tanë!