Lajme
Situata Kosovë-Serbi / Borell falenderon Ramën për angazhimin e tij
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell falenderoi ditën e sotme Kryeministrin Edi Rama për angazhimin dhe përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje në marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne diskutuam dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës. Faleminderit Edi për përpjekjet dhe mbështetjen tënde, në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje. E bëra të qartë se të gjitha palët duhet të çtensionojnë situatën. Faleminderit Edi që jeni këtu sot për të ndarë me ne angazhimin dhe mbështetjen tuaj për dialogun Kosovë Serbi”, tha Borell gjatë një konference të përbashkët për shtyp.