Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Kurti të shpallë menjëherë zgjedhjet e reja! Tërhiq policinë nga ndërtesat komunale

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën se si ndërhyri me forca policore në komunat në veri të Kosovës. Rama i bëri thirrje që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale dhe të shpallë menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës:

“Për Kosovën është jetike të dalë nga qorrsokak dhe të finalizojë proces që i mundëson njohjen e ndërsjellët. Kjo është një shumë e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Ushqehet një frymë vetëvendosje të vetë serbëve atje. Drafti është statuti i asociacioni i komunave serbe. Draft që merret vetëm me këtë çështje. Nëse zgjidhet kjo, është zgjidhur kjo histori e gjatë dialogu dhe është hapur rruga për njohjen e ndërsjellët.”

Related Articles

Back to top button