Lajme
Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel, por nuk do të flas me Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të marrë pjesë në takimin në Bruksel, por nuk do të takojë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ai do të flasë me kreun e diplomacisë europiane, Josep Borrella, por jo me Kurtin.
‘Nuk ka kuptim të flas me Kurtin, do të bisedoj me Borrell, Serbia është në një situatë të vështirë!’- tha Vuçiq.