Lajme

Vuçiq kërkesë QUINT-it: Bëni gjithçka që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan

Presidenti Aleksandër Vuçiq pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës një ditë më parë, nga forcat serbe, mëngjesin e kësaj të enjte është takuar me përfaqësuesit e shteteve të QUNT-it dhe të Bashkimit Evropian.

Vuçiq përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se është takuar me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe kreun e delegacionit të BE-së.

Në këtë takim ai thekson se ka kërkyar nga përfaqësuesit ndërkombëtar që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që kryeministri i Kosovës Albin Kurti “të mos nisë një luftë të re në Ballkan”.

“Kam biseduar me përfaqësuesit e BE-së dhe Quinta-s. U kërkova të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button