Ekskluzive: Komuna e Preshevës fiton pronësinë e zonës industriale
Pas dy-tre vitesh angazhim e përkushtim serioz të shërbimeve të Administratës komunale, lidhur me rregullimin e pronësisë së hapësirës së Zonës industriale në fsh. Çukarkë, tashmë procedura ka përfunduar me sukses, duke e kthyer pronën shtetërore në pronësi komunale.
Zona industriale e Preshevës duke patur parasysh pozitën e saj gjeografike, ka një potencial të madh për të krijuar vende të reja pune, të rrisë nivelin e investimeve dhe të kontribuojë në ngritjen e ekonomisë lokale.
Sigurimi i pronësisë është një arritje e jashtëzakonshme për komunën tonë, ku do të hapë rrugë investimeve në rregullimin e infrastrukturës komunale dhe investimeve në kapacitetet industriale, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e të ardhurave familjare dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
✅Sigurimi i pronësisë së zonës industriale nga Komuna e Preshevës, dëshmon edhe një herë vizionin e qeverisjes lokale, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për bizneset tona lokale.
Me këtë akt të rëndësishëm, Presheva bën një hap të madh drejtë së ardhmes së ndritur dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.
#PunaMarë #ZhvillojmëPreshevën #Ndryshe