Hollivudi në grevë, aktorë dhe skenaristë ndërpresin punën! Kërkojnë kushte më të mira dhe paga më të larta
Aktorë të Hollivudit do t’i bashkohen një greve të skenaristëve, duke nisur atë që paraqet mbylljen më të madhe në industrinë e filmit në mbi 60 vjet. Nga gjigantët e transmetimit, Sindikata e Aktorëve të Ekranit po kërkon që të bien dakord për një ndarje më të drejtë të fitimeve e për kushte më të mira pune.
Rreth 160 mijw aktorw pritet të bëhen pjesë e grevës, duke ndalur shumicën dërrmuese të xhirimeve dhe prodhimeve të filmave e serialeve televizivë në SHBA.
Aktorët kanw kwrkuar një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe kushte më të mira pune, nga regjisorwt dhe eprorwt e tyre. Ata kanw kwrkuar, gjithashtu garanci që inteligjenca artificiale tw mos përdoret për të zëvendësuar aktorët.
Një natë më parë kur u shpall greva, emra si Cillian Murphy, Matt Damon dhe Emily Blunt lanë në gjysmë premierën e filmit të shumëpritur të regjisorit Christopher Nolan, “Openheimer”, në Londër.
Një tjetër kërkesë e aktorwve për gjigantët e transmetimit është që ata të marrin paga bazë dhe bonuse më të mëdha për ritransmetimin e filmave e serialeve ku kanë luajtur.
Greva përfshin qindra mijëra aktorë që marrin shumë më pak para se kolegët e tyre më të famshëm. Asaj do t’i shtohet një listë projektesh që tashmë janë mbyllur ose janë bllokuar për shkak të grevës së mëparshme të skenaristëve.
Për filmat në proces, kjo do të thotë se një pjesë e madhe e punës do të bëhet e pamundur. Edhe në rastet kur xhirimet kanë përfunduar, aktorët nuk do të jenë të gatshëm për rixhirime e të tjera angazhime.
Yjet më të mëdhenj të Hollivudit nuk do të marrin pjesë në ceremonitë për promovimin e filmave të rinj. Eventet e mëdha për ndarjen e çmimeve si Emmy-s e Comic-con, mund të shtyhen apo të kufizohen.
Festivalet e filmit në Toronto e Venecia do të vazhdojnë, por aktorët e SAG nuk do të mund të marrin pjesë, si në vitet e kaluara.
Në orët e para pas njoftimit, disa aktorë të lidhur me SAG shkruan në Instagram për të shprehur mbështetjen e tyre për grevën, si ylli i Better Call Saul, Bob Odenkirk, Cynthia Nixon e Sex and the City apo veterania e Hollivudit, Jamie Lee Curtis.