Lajme
Lokalizohet zjarri në deponinë e qytetit, nuk ka tym për qytetarët e Preshevës
Pas paraqitjes së zjarrit në deponinë e qytetit dhe shpalljes së situatës së jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të komunës së Preshevës nga ana e Shtabit për situata të jashtëzakonshme, ku është marrë vendimi për angazhimin e makinerive shtesë për fikjen e zjarrit.
Pas angazhimit intensiv të kompanive lokale në bashkëpunim me ndermarrjen publike Moravica është arritur të bëhet fikja e plotë e zjarrit në deponi.
Kujtojmë që çdo vit në këtë deponi është ndezur zjarri dhe asnjëherë nuk është dënuar askush për vënie të zjarrit.