Në Austri nëse vozisni 80 km/h ose 90 km/h në zonën e vendbanimit, ju konfiskohet vetura
Qëllimi i këtyre masave është rritja e sigurisë rrugore.
Nëse kufiri i shpejtësisë tejkalon 80 km/h në një zonë të ndërtuar ose 90 km/h jashtë një zone të ndërtuar, automjeti konfiskohet menjëherë dhe nxirret në ankand, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shkelje të parë apo të përsëritur.
Qëllimi i këtyre masave është rritja e sigurisë rrugore. Këshilli Kombëtar Austriak në Vjenë miratoi propozimin e Ministres austriake të Transportit Leonora Gevesler, sipas së cilës masat e reja do të zbatohen nga marsi i vitit 2024.
Sipas këtij propozimi, nëse vozitni 60 km/h më shumë se kufiri ligjor në rrugë në Austri, ose 70 km/h më shumë se kufiri ligjor në autostradë, policia, ndër të tjera, mund t’ju konfiskojë makinën për dy. javë.
Nëse përsëritni veprën penale, policia mund ta konfiskojë automjetin përgjithmonë. Në këtë rast, automjeti del në ankand dhe 70 për qind e të ardhurave nga shitjet shkojnë për fondin e sigurisë rrugore.
30 për qind tjetër shkon për autoritetet vendore, njoftoi Ministria e Transporteve për ndryshimet në ligj.