Lajme

Nënshkruhet kontrata për të nisur punimet në stadiumin e Preshevës

Kryetari i Presheves, z.Shqiprim Arifi në zyren e vet ka nënshkruar sot kontratën për nisjen e punimeve në stadiumin e Preshevës.

Në foton e publikuar Arifi sqaron se ky është hapi i parë për ti nisur punimet.

“Që të rinjtë tanë të kenë mjedis sportiv cilësorë dhe të jenë të barabartë me çdo moshatarë në rajon, sot nënshkrova kontratën e cila është sinjali i parë për të nisur punimet në Stadiumin e Qytetit! Ta gëzojmë!” ka shkruar Arifi.

Kujtojmë se pushteti aktual ka investuar nëpër shumë stadiume në komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button