Një kardiolog zbuloi se sa shpesh duhet të matet presioni i gjakut
Siç shpjegon kardiologu Yu-Ming Ni, presioni ynë i gjakut konsiderohet një shenjë kyçe jetike, sepse është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit të zemrës që paralajmëron rrezikun e sëmundjeve të zemrës, dështimit të zemrës dhe sulmeve në zemër.
Por simptomat e presionit të lartë të gjakut mund të jenë shumë delikate ose thjesht të ngatërrohen aksidentalisht me kushte të tjera, të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme. Pikërisht për këtë, shpjegon kardiologu, është e nevojshme të matet rregullisht presioni i gjakut. Por sa shpesh duhet ta kontrollojmë?
“Unë rekomandoj që pacientët e mi të matin presionin e gjakut një ose dy herë në javë, sepse vetëm disa e bëjnë këtë”, thotë Dr Yu-Ming Ni, i cili shton se rekomandimet janë të ndryshme për njerëzit me sëmundje të zemrës.
“Në atë rast, njerëzit që kanë probleme të caktuara të zemrës, presioni i gjakut duhet të matet çdo ditë”.
Po kështu, mjeku kardiolog këshillon se do të ishte mirë që rezultatet e matjes së presionit të shënohen në mënyrë që të kuptojmë lehtësisht kur diçka ndryshon.
“Këtë nuk mund ta theksoj sa duhet. Edhe ne mjekët monitorojmë presionin e gjakut me kalimin e kohës për të parë nëse ka ndonjë ndryshim dhe gjithmonë i këshilloj pacientët të matin presionin e gjakut në shtëpi”, shpjegon ai.