Qytetarët e Preshevës mbi 830 mijë euro borxh Moravicës
Me së shumti banorët që jetojnë në qytetin e Preshevës i kanë borxh Moravicës. Vetëm në qytetin e Preshevës llogariten të jenë 582 mijë euro fatura të pashlyera, pa i përfshirë fshatrat për rreth.
Këto borxhe llogariten të jenë të vjetër madje disa kalojnë edhe mbi 10 vite, shkruan Presheva.AL
Borxhi i qytetarëve të komunës së Preshevës ndaj ndërmarrjes publiko “Moravica” e cila u ofron ujë, grumbullimin e mbeturinave dhe kanalizimin është 97,375,762.14 dinarë ose i konvertuar në euro 832,271.47.
Kjo shifër u publikua së fundmi nga ndërrmarrja publike Moravica pasi qytetarët janë ankuar se kjo ndërmarrje nuk ka bërë grumbullimin e mbeturinave, duke publikuar foton me shifra të borxheve drejtues të Moravicës shkruajnë “Për të gjithë ata që kërkojnë shërbim dhe që bëjnë komente duke pirë kafe, ja borxhet e tyre ndaj NP Moravica”. /Presheva.AL/