Lajme
Rama: Lëvizje të lirë për Kosovën kryeministri i kërkon bosnjës që të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve
Ndryshe nga Prishtina ku në aeroport Edi Rama nuk u prit nga asnjë zyrtar i qeverisë Kurti, në Sarajevë në vijim të turit ballkanik mirëseardhjen ia dha ministri i punëve të jashtme Elmedin Konakovic.
Kryeministri Rama së bashku me Bojana Krishto kryetare e këshillit të Ministrave të republikës së Bosnje Hercegovinës treguan pritshmëritë për iniciativën e Berlinit.
Bosnje Hercegovina në fillim dha shenja se do ti bashkohej Ballkanit të Hapur por më pas u tërhoq. Megjithatë Iniciativa e Berlin është e mirëpritur.