Lajme
Darka informale e thirrur nga Mitsotakis, Kurti niset për në Athinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, atje Kurti do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri Mitsotakis për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Athinë ai do të zhvillojë edhe disa takime.