Kush ka më shumë probleme me parkimin – burrat apo gratë?
Statistikat e makinave të dëmtuara thonë si më poshtë…
Kohët e fundit kemi shkruar për statistikat e aksidenteve rrugore dhe fataliteteve në rrugët e Britanisë, të cilat zbulojnë se rrugët do të ishin shumë më të sigurta nëse vetëm gratë ngasin makina.
Megjithatë, si është situata e parkimit? Pothuajse identike.
Kompania e sigurimeve Forbes Advisor bëri një anketë në një kampion prej 2000 shoferësh në Britani dhe zbuloi se burrat kanë shumë më tepër probleme me parkimin sesa gratë.
Një në pesë shoferë (21 përqind) u përfshi në një përplasje të lehtë gjatë parkimit vitin e kaluar, krahasuar me 14 përqind të femrave. Sipas Jutarnji.hr, kompania e sigurimeve e konsideron goditjen e automjeteve të tjera, shkallëve, mureve dhe gardheve si përplasje.
Rreth 16 për qind e burrave godasin një makinë tjetër ose objekt të palëvizshëm deri në katër herë gjatë vitit të kaluar gjatë parkimit, krahasuar me vetëm tetë për qind të grave, sipas ThisisMoney.
Është interesante se pavarësisht statistikave që tregojnë se gratë janë më të mira në parkim, më shumë se gjysma e meshkujve (53 përqind) e vlerësojnë veten si shoferë të aftë që nuk kanë probleme me parkimin.
Vetëm 37 për qind e grave mendojnë të njëjtën gjë për veten e tyre.