Shkencëtarët në tronditje pasi mësuan se çfarë i bëjnë trupit dy lugë çaji mjaltë në ditë: “Nuk e prisnim këtë”
Një studim i vitit 2022 zbuloi se mjalti mund të përmirësojë sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit.
Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Nutrition Reviews” dhe është kryer nga shkencëtarë të Universitetit të Torontos. Studiuesit u fokusuan në 18 prova të ndryshme të kontrolluara që përfshinin më shumë se 1110 subjekte dhe zgjatën mesatarisht rreth dy muaj.
Ata donin të përcaktonin se çfarë dhe sa ndikim ka mjalti në faktorët e rrezikut metabolik kardiovaskular.
Rezultatet treguan se mjalti ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës, domethënë ka një efekt të favorshëm në sheqerin në gjak dhe nivelin e kolesterolit.
Pjesëmarrësit në përgjithësi konsumonin rreth dy lugë çaji të plota mjaltë në ditë, por u vu re se mjalti i papërpunuar ishte ai që jepte shumë më tepër përfitime. Nga ana tjetër, mjalti i përpunuar nuk është aq efektiv kur bëhet fjalë për përfitimet për organizmin. Meqë ra fjala, mjalti i papërpunuar është mjalti absolutisht natyral, i papërpunuar, i papasterizuar, i pafiltruar, pa asnjë përpunim të mëvonshëm.
“Këto rezultate janë befasuese, duke pasur parasysh se mjalti është afërsisht 80 për qind sheqer. Por mjalti është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera të zakonshme dhe të rralla bioaktive që janë shumë të dobishme për shëndetin,” përfunduan studiuesit që kryen studimin. .
“Mjalti është i pasur me antioksidantë që janë të mirë për shëndetin e zemrës. Ai përmban flavonoidë që kanë aftësinë të parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut, por edhe komponime fenolike që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ”, thotë dietologia.
Ajo shtoi se mjalti i papërpunuar nuk i është nënshtruar asnjë metode përpunimi, prandaj ruan më shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë sesa mjalti i përpunuar. “Ngrënia e mjaltit në gjendjen e tij më natyrale është alternativa më e mirë”, thotë Catherine.
Ekspertët thonë se një deri në dy lugë mjaltë të papërpunuar në ditë është e mjaftueshme për të marrë lëndët ushqyese që ju nevojiten për një shëndet të mirë.