Lajme
Temperatura deri në 37 gradë, si do jetë parashikimi i motit për sot
Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta. Ndërsa; vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të vendit. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në ajër duke bërë që i nxehti të ndihet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.