Sport
UEFA vlerëson golin e Nedim Bajramit ndaj Çekisë

Republika Çeke dhe Shqipëria barazuan 1-1 për grupin E kualifikues të Euro 2024 tre ditë më parë në Pragë. Të kuqtë u shpërblyen me një “perlë” nga Nedim Bajrami në minutën e 66-të, duke i bërë ata të largohen me një pikë shumë të vlefshme nga “Fortuna Arena”.
Goditja nga jashtë zonës e fantazistit kuqezi ka bërë xhiron e mediave, me UEFA që vlerëson sërish golin. “Golazo”, kështu shkruan organizata e futbollit.
🇦🇱 Nedim Bajrami's golazo against Czechia 🤯#EURO2024 pic.twitter.com/kz2PvXh7np
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 10, 2023