30% përqind e popullatës besojnë që Maqedonia asnjëherë nuk do të anëtarësohet në BE
Një e treta e popullatës besoj që Maqedonia e Veriut nuk do të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian, ndërkaq shqiptarët dhe maqedonasit janë të ndarë për çështjen më të rëndësishme të vendit – eurointegrimin. Këto janë vetëm disa konkluzat të cilat mund të nxirren nga të dhënat që “Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane” sot i prezantoi gjetjet nga hulumtimi anketues “EUROMETAR 2023”, e cila u zbatua gjatë shtatorit të këtij viti, njofton Portalb.mk.
30% e të anketuarve kanë deklaruar se RMV asnjëherë nuk do të anëtarësohet në BE, 17,9% vlerësojnë se për 10-14 vjet, 15,1% për 15-25 vjet, 12% prej 5 deri në 9 vjet, ndërkaq 10,2% për 5 vjet.
54,4% e të anketuarve vlerësojnë se punët në Maqedoninë e Veriut lëvizin në drejtim të gabuar, ndërkaq 12,6% në drejtim shumë të mirë.
45,2% vlerësojnë se anëtarësimi i RMV-së në BE do të ishte punë e mirë, ndërkaq 27,3% nuk do të ishte punë e mirë.
Sipas përkatësisë etnike, 90% e shqiptarëve kanë deklaruar se anëtarësimi në BE është punë e mirë, ndërkaq maqedonasit vetëm 39,50%.
Arsye kryesore për anëtarësim në BE, sipas të anketuarve është standardi më i mirë jetësor, ulja e papunësisë, demokraci më të madhe, qasje më të lehtë deri te punësimi jashtë vendit dhe siguri më të madhe. 56,1% e të anketuarve vlerësojnë se arsye kryesore për refuzimin për hyrje në BE, është humbja e identitetit nacional (emrin, gjuhën etj.)
Mbi 75% e të anketuarit kanë deklaruar se Bullgaria është shteti që paraqet rrezik më të madh për Maqedoninë e Veriut, ndërkaq më pas vjen Rusia me 6,3% dhe më pas Shqipëria me 2,7%.
Nga na tjetër, 39,6% e të anketuarve kanë deklaruar se Serbia është miku më i madh i Maqedonisë së Veriut, pastaj 13,7% kanë deklaruar se është SHBA-ja, dhe 10% Turqia.
56,5% për tema politike informohen nëpërmjet internetit, ndërkaq 43,5% nëpërmjet televizionit.
Prej atyre që informohen nga interneti për tema politike, 90,3% prej rrjeteve sociale: Fejsbuk, Tuiter, Instagram, Jutjub, Podkast.
Ndryshe, anketa është zbatuar nga ana e Agjencisë BRIMA me popullatë mbi 18 vjeç në Maqedoninë e Veriut. Dizajni i ekzemplarit është bërë sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe bazohet në të dhënat nga Regjistrimi i popullsisë 2021 sipas variabëlve: përkatësisë etnike (maqedonase + nacionalitete tjera nga ana tjetër dhe shqiptarët etnik nga ana tjetër), rajoneve (8 rajoneve statistikore në Maqedoninë e Veriut) dhe vendbanimit (fshat/qytet) rural/urban. Margjina e gabimit është +/-3.1%.
Anketën e plotë mund ta shihni: KËTU.