Lajme
Aksidenti tragjik me 21 të vdekur në Itali, del videoja e autobusit në flakë
Italia është zhytur në zi pas tragjedisë në Venecia, ku humbën jetën 21 persona, pasi autobusi ra nga një mbikalim dhe shpërtheu në flakë.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku drejtuesi i autobusi humbi kontrollin, për arsye ende të panjohura.
Krahas 21 viktimave, 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 4 prej tyre të janë në gjendje të rendë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur autobusi ka shpërthyer në flakë.
Sipas gazetës italiane Il Gazzettino, autobusi po transportonte turistë ukrainas, gjermanë, kroatë dhe francezë në një kamping pranë Venecias.