Lajme
Arifi për Qeverinë Kurti: Vendi po shkatërrohet, stili i politikave Louis Vuitton LV(V)
ryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi nga ShBA-ja ka thumbuar Qeverinë Kurti ku përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka thënë se “populizmit i duhet pazgjidhshmëria e problemeve”.
“Stili i politikave Louis Vuitton LV(V)”, shkruan Arifi në Facebook.
Postimi i plotë:
Popullizmi nuk mund të pranojë që ka një marrëveshje.
Marrëveshja do të thotë që shoqëria të bashkohet. Popullizmi kërkon çështjet për të cilat një shoqëri po debaton, e ekzagjeron konfliktin, e fetishizon dhe kështu e bën të pamundur zgjidhjen e tij.
Popullizmit i duhet PAZGJIDHSHMËRIA e problemeve, kështu që ai mund të thotë se; “Vendi po shkatërrohet.”
Stili i politikave Louis Vuitton LV(V)