Lajme

Konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës për periudhën e vitit shkollor 2023/2024

Komuna e Presheves ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës për periudhën e vitit shkollor 2023/2024

Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë, themelues i të cilave është Republika e Serbisë ose njësia e vetqeverisjes lokale, Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore prej 6.000 dinarëve, për periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 2023. Po nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2024, Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore do të vazhdojë dhënien e bursave deri në mbarimin e vitit shkollor 2023/2024.

Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të kenë shtetësi të Republikës së Serbisë dhe vendbanim në komunën e Preshevës dhe për herë të parë të vitit shkollor 2023/2024, të kenë regjistruar vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt në njërat nga shkollat e mesme të themeluara me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që gjatë shkollimit të mëparshëm të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë dhe që gjatë shkollimit të mëparshëm të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor. Përparësi do të kenë ata nxënësit të cilët udhëtojnë deri në shkollë gjegjësisht shkolla ndodhet jasht territorit të vendbanimit të tyre.

Në konkursin mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme mund të paraqiten nxënësit e vitit të I të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet nga klasa e V deri në klasën e VIII të shkollës fillore kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5), përkatësisht nxënësit nga viti i II deri në vitin e IV të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet e mëparshme të shkollës së mesme kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5) dhe të cilët kanë pasur sjellje shembullore (5). Nxënësit të cilët janë pa prindër apo pa një prind, janë të përjashtuar nga kriteri i notës mesatare.

Bursa do t`i fitojnë vetëm ata nxënës të cilët ndjekin vitin shkollor 2023/2024 në shkollat në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Vrajës dhe në momentin e dorëzimit të lutjes kanë vendbanim në territorin e Preshevës.

Nxënësit të cilët vetëm se kanë realizuar të drejtën në njërën nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Serbisë nuk kanë të drejtë për shfrytëzimin e bursës së Komunës së Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore, ndërsa nëse ndërkohë fitojnë të drejtën e ndonjë burseje tjetër, janë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga bursat e ndara. Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore ka të drejtën që të verifikoj kandidatët e bursave se a kanë arritur të drejtën për bursë nga ndonjë organ tjetër shtetëror i cili financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë ose vetqeverisjes lokale.

Komuna e Preshevës – Drejtorati për Veprimtari Shoqërore në përputhje me buxhetin për vitin 2023 do të ndaj numër të caktuar të bursave.

Kushtet dhe dokumentet e konkursit i gjeni me poshte:

1. Konkursi për bursat e nxënësëve
2. Formulari aplikues per burs

Related Articles

Back to top button