Mbi 2 milion automjete kanë kaluar nëpër pikë pagesën e Preshevës
Jane publikuar rezultatet e punes se departamentit te policise ne Vranje ne Periudhen Janar – Shtator 2023.
Sipas vleresimit gjendja e sigurise ka qene stabile dhe eshte luftuar kriminaliteti ashtu sikur vitin e kaluar. Gjendja e rendit dhe qetësisë publike dhe e trafikut është më e favorshme dhe nuk ka pasur shkelje të rendit publik pergjate kesaj periudhe.
Vlen te theksohet se eshte ulur numri i aksidenteve te trafikut ne autostrade nga 36 ne 21 dhe numri i te lenduarve eshte ulur nga 19 ne 6. Intensiteti i komunikacionit në autostradë po rritet nga viti në vit, kështu që në stacionin e pagesës së Preshevës në periudhën Janar – Shtator janë regjistruar 2.317.890 vetura, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë kaluar 2.073.454 automjete, ndërsa në vitin 2020 në atë periudhë janë regjistruar 2 073 454 automjete 870 909, që do të thotë se këtë vit intensiteti i trafikut është rreth 3 herë më i lartë se në vitin 2020.