Lajme
Nga viti 2011 deri tash mbi 11.000 shqiptarëve në Luginë të Preshevës u janë pasivizuar adresat
Që nga viti 2011 deri tash mbi 11.000 shqiptarëve të Luginës së Preshevës u janë pasivizuar adresat. Që nga viti 2016, çdo ditë është kthyer në një luftë të vazhdueshme kundër këtij fenomeni i cili na dëmton substancën kombëtare shqiptare në Luginë.
Mirënjohës Presidentes Osmani, që luftën tonë të përditshme kundër pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë, së paku e adresoi në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.