Formularët për ndihmë prej 10,000 dinarëve u shpërndahen shkollave të mesme
Në shkollat e mesme u janë shpërndarë formularët që nxënësit duhet t’i plotësojnë për të marrë ndihmë financiare prej 10 mijë dinarë, ndërsa nesër do t’u shpërndahen nxënësve.
Sot ka filluar regjistrimi për ndihmë prej 10 mijë dinarë për nxënësit e shkollave të mesme.
Ministri i Financave Sinisha Mali shpjegoi në llogarinë e tij në Tiktok se si duket procesi i aplikimit. Nxënësit duhet të plotësojnë formularin dhe të shkruajnë numrin e llogarisë rrjedhëse dhe nëse nuk kanë të tyren, atëherë numrin e llogarisë së prindit.
Formulari për pagesën e një ndihme financiare një herë përmban të dhënat bazë: emrin dhe mbiemrin e studentit, emrin dhe mbiemrin e prindit/kujdestarit/birësit, datëlindjen e studentit, komunën, vendbanimin, rrugën, numrin e shtëpisë, informacione për llogarinë rrjedhëse personale në dinarë dhe klasën që ndjek studenti.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar më herët se të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të marrin ndihmë financiare prej 10 mijë dinarë.
Ai shtoi se gjithashtu është rënë dakord që 1000 dinarë t’u transferohen të gjithë përdoruesve të kartave studentore përmes Poshtanska Shtedionica dhe se shteti do ta kompensojë bankën për këtë.