Lajme

Komuna e Preshevës njofton qytetarët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, kontrolloni a keni të drejt vote

Ne mbeshtetje te nenit 14. dhe 15. të Ligjit mbi listën e unifikuar zgjedhore (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 104/2009 dhe 99/2011), pika 3., 8., 9. dhe 10. Udhëzimit për zbatimin e Ligjit per listen e unifikuar zgjedhore (“Gazeta zyrtare e RS”, nr. 15/2012, 88/2018, 67/2020, 40/2021, 90/2021 dhe 16/2022), dhe Vendimit mbi shpalljen e zgjedhjeve për deputet popullorë. Administrata komunale Preshevë, shpall: NJOFTIM

Njoftohen qytetarët e Komunës së Preshevës se Administrata komunale Preshevë ua paraqet qytetarëve një pjesë të listës zgjedhore për teritorin e komunës Preshevë, ashtu që të mund të kontrollojnë a janë të regjistruar në listën zgjedhore dhe a janë të regjistruara të dhënat e sakta, si dhe të mund te kerkojne regjistrimin, shlyerjen, ndryshimin, plotësimin ose përmirësimin e shenimeve ne listen zgjedhore.

Veshtrimi në listën zgjedhore mund të bëhet drejt për drejtë çdo ditë pune nga ora 7-15, në ndërtesën e Administratës komunale Preshevë, zyra nr. 40, kati perdhesë ose në faqen e Ministrisë së Administratës Shtetrore dhe vetëqeverisjes lokale https://upit.birackispisak.gov.rs/, deri në përmbylljen e listës zgjedhore, gjegjësisht deri me 01.12.2023, në ora 24:00.

Qytetarët munden që nga shpallja e zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit Popullor/President te Republikës së Serbisë deri më së voni pesë ditë para ditěs së përmbylljes së listës zgjedhore më 25 nëntor 2022 të paraqesin kërkesë per të shenuar në listën e zgjedhore të dhënat se do të votojë nẽ zgjedhjet e ardhshme sipas vendqëndrimit në teritorin e Komunës Preshevë (vendi i zgjedhur i votimit).

Kjo e dhenë nuk mund të ndryshohet deri në pěrfundim të procedurës zgjedhore. Regjistrimi i zgjedhesve në listën zgjedhore sipas detyrë’s zyrtare dhe me kerkesë të qytetarëve , si dhe ndryshimet në listën zgjedhore, kryhen në Administratën komunale Presheve DERI NË PËRMBYLLJE TÊ LISTËS ZGJEDHORE, (15 ditë para ditës së votimit), pas permbylljes së listěs zgjedhore kerkesat për kryerjen e ndryshimit në listën zgjedhore dorzohen Ministrisë së Administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, jo më vonë se 72 ore para mbajtjes së votimit.

Nga shpallja e listës zgjedhore, të drejtë veshtrimi në listën zgjedhore ka edhe paraqitësi listës zgjedhore ose personi të cilin ai e autorizon në pajtim ligjin në mënyrë të njejtë dhe me procedure te njejte si qytetare.

Per arsye të shikimit ně listën zgjedhore dhe per të paraqitur kerkesë për ndryshimin ne listën zgjedhore, duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe sipas nevojës edhe deshmi tjera.

Related Articles

Back to top button