Lajme
Mbyllen shkollat, veriu i Francës i përmbytur, alarm i kuq në dhjetëra qytete

Përmbytet veriu i Francës, nga shirat e vazhdueshëm, që kanë shkaktkuar edhe dalje të lumeënjve nga shtrati i përmbytje të mijëra banesave.
I gjithë veriu është nën alarmin e kuq, që ka hyrë në fuqi nga fillimi i javës, me dëmet që i kanë kaluar tashmë miliona euro.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët, kryesisht në qytetet në veri por edhe qendër, që të shmangin daljet me automjete, sepse qarkullimi konsiderohet si ekstremisht i vështirë.
69 qytete e zona rurale, sipas mediave franecze, janë mbyllur e izoluar totalisht. Shkollat do të qëndrojnë mbyllur deri në një njoftim të dytë.