Meteorologët tregojnë: Çfarë dimri na pret
Për shkak të fenomenit të sistemit klimatik, gjasat për një dimër të ftohtë në këtë pjesë të Evropës janë të vogla dhe bora që bie nuk do të zgjasë shumë. Për momentin nuk ka indikacione se një ciklon siberian mund të na godasë.
Kështu ka thënë një nga meteorologët më të njohur kroat, duke shtuar se gjithçka tregon se do të kemi temperatura më të larta se mesatarja.
Dhe kur shikoni temperaturën deri në maj të vitit të ardhshëm, asnjë muaj nuk do të jetë i ftohtë, domethënë më i ftohtë se mesatarja – tha ai.
Temperaturat mbi mesataren gjatë muajit nëntor
Vakula bëri të ditur se temperatura mbi mesataren mund të priten edhe gjatë muajit nëntor.
– Në dhjetëditëshin e parë të nëntorit, temperaturat ishin mbi mesataren, por jo aq sa në shtator dhe tetor, kur u regjistruan temperatura të larta rekord. Fundjavën e ardhshme do të kemi temperatura më afër vlerave mesatare të temperaturës, pra pak më të ulëta se tani. Në përgjithësi, nëntori do të jetë më i ngrohtë se mesatarja.
“Gjithçka tregon se do të kemi temperatura më të larta se mesatarja”
Duke folur për borën dhe mundësinë e shfaqjes së saj në zonat e ulëta, ai theksoi se ajo shfaqet më rrallë se më parë.
Sipas tij, parashikimi mujor nuk tregon probabilitet për një periudhë më të ftohtë gjatë muajit të ardhshëm, por “gjithçka tregon se do të kemi temperatura më të larta se mesatarja”.
Gjithashtu se nuk do të habitej nëse dimri do të ishte ekstrem për sa i përket temperaturave më të larta se mesatarja dhe se tendencat e ngrohjes vazhduan, veçanërisht në fillim të vitit – në katër-pesë muajt e parë.