Lajme

Mirret vendimi: Në Kosovë nëse jep vetura me qira nuk guxon ti ketë mbi 200 mijë km

Sot kanë protestuar pronarët e “Rent a Car” para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), kështu duke kundërshtuar vendimin e ri të Ministrisë, ku parasheh çdo “Rent a Car” t’i ketë në veturën e tij më pak se 200k të kaluara dhe mbi 10 vetura të regjistruara në biznesin e tij.

Vendimi i MINT ndër të tjera obligon shoqëritë tregtare që ushtrojnë veprimtarinë e ofruesit të shërbimeve të automjeteve me qira, obligohen që të regjistrohen në regjistrin e turizmit sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ për Regjistrin e turizmit brenda 30 ditëve nga dita e fillimit të ushtrimit të veprimtarisë.

Po ashtu në njoftimin e MINT-it, sipas kësaj rregullore thuhet se me Udhëzimin e ri Administrativ parashihet që ofruesit e shërbimit të automjeteve me qira duhet të lidhin kontratë në secilin rast të ofrimit të automjeteve me qira dhe gjatë gjithë kohës duhet të kenë të regjistruara dhe të siguruara të gjitha automjetet sipas legjislacionit përkatës për sigurimin e detyrueshëm nga auto përgjegjësia.

Njëri nga pronarët tha se, këto kërkesa të cilat parashihen në rregullore nuk janë edhe për automjetet zyrtare, doganat dhe personat që kanë automjetet e tyre personal.

Krahasime bënë edhe me shtetet fqinje të cilët kanë rregullore të tilla, por, kilometrat e automjeteve lejohen të jenë më shumë.

Derisa ishin mediat aty, pronarët kërkuan që të shihen automjetet të cilat ishin të modeleve të reja dhe viti i prodhimit ishte i ri, por që nuk mund t’i lëshojnë me qira, për arsye se e kanë të tejkaluar kilometrat mbi 200 mijë.

Protestuesit kanë këmbëngulur se do të qëndrojnë para objektit derisa dikush nga zyrtarët e MINT-it, të japin sqarim dhe të merren parasysh kërkesat e tyre.

Ata thanë se do të protestojnë edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, nëse deri të hënën nuk merret vendimi për ndryshimin e rregullores në këto pika.

Related Articles

Back to top button