Lajme
Të gjithë pensionistët do të marrin nga 20 mijë dinarë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur, siç thotë ai, një lajm që do të gëzojë 1.646.000 pensionistë. “Ne do të rrisim pensionet me 5,5 për qind nga 1 tetori dhe nga 1 janari 2024, 14,8 për qind shtesë, që është mbi 21 për qind në mënyrë kumulative”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se nga 25 nëntori deri më 5 dhjetor, për secilin pensionist do t’i paguhen 20 mijë dinarë përveç kësaj rritjeje prej mbi 21 për qind.
Të gjithë do të marrin edhe 20 mijë dinarë shtesë, të cilat veçanërisht do t’i kënaqin pensionistët me pensione më të ulëta, thotë Vuçiq.
Për disa, siç shton ai, është i gjithë pensioni, për të tjerë gjysma apo një e treta…
Ai tha se është një kosto prej 285 milionë euro për shtetin dhe se është shumë para.