Lajme

Visar Mehmeti është kandidati nga APN për zgjedhjet parlamentare

Kumtesë

Që nga themelimi i ALTERNATIVËS për Ndryshim, sinkronizimi dhe koordinimi me Tiranën dhe Prishtinën, por edhe unifikimi i spektrit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës ka qenë një nga parimet kryesore të programit politik.

Ky parim politik, për herë të parë në vitin 2020, ka mundur të materializohet me Marrëveshjen e Tiranës, e cila unifikoi të gjithë subjektet politike në Luginë të Preshevës, kjo për herë të parë pas 30 viteve pjesëmarrje në Zgjedhjet Parlamentare në Serbi.

Aktualisht, gjendemi në prag të Zgjedhjeve të Parakohshme Paralamentare, si atëherë dhe tani, ALTERNATIVA për Ndryshim mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj ndaj parimit bazë të programit politik, i cili thërret për unifikim të spektrit politik shqiptar.

Nisur nga kjo, i bëjmë ftesë të gjitha partive politike shqiptare në Luginë PVD, PD, PDSH, LR, LPD dhe UDSH për takim të subjekteve politike shqiptare të Luginës, për të rikonfirmuar edhe njëherë unitetin e Marrëveshjes së Tiranës 2020 duke respektuar në plotni kushtet e saja në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare të 17 dhjetorit.

Gjithashtu, kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim, në mbledhjen e datës 5 nëntor, në mënyrë unanime merr vendim që të delegojë kandidatin Visar Memeti, si përfaqësues për deputet nga ALTERNATIVA për Ndryshim.

Shërbimi për Informim
ALTERNATIVA për Ndryshim
05 nëntor 2023

Related Articles

Back to top button