Zgjedhjet parlamentare në Sërbi mbahen më 17 dhjetor
Kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë, Vladimir Orliq, shpalli sot zgjedhjet për këshilltarë të kuvendeve të qytetit dhe kuvendeve komunale në Serbi.
Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor 2023 në 65 qytete dhe komuna të Serbisë.
“Në përputhje me Ligjin për zgjedhjet lokale dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale, zgjedhjet për këshilltarë në kuvendet e 65 qyteteve dhe komunave në Serbi janë shpallur për 17 dhjetor 2023”, tha Orliq.
Siç theksoi ai, ky vendim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.
“Ftoj të gjithë qytetarët dhe aktorët politikë të marrin pjesë në këto zgjedhje. Të gjithë së bashku, si shoqëri, të tregojmë kapacitetin tonë të plotë demokratik për ta bërë atë edhe më të fortë, të japim kontributin tonë për stabilitetin dhe të flasim për programet në fushatën e ardhshme zgjedhore. Le të flasim për përmbajtjen e tyre politike, të tregojmë me të gjitha dallimet tona të ndërsjella se jemi në gjendje ta bëjmë atë në mënyrë dinjitoze, të denjë” tha Orliq.