Lajme
Kryetari i Preshevës mërgimtarëve: Mirësevini në Preshevën tuaj (Video)
Çdo fundvit, Preshevën e plotëson ardhja e bashkëatdhetarëve e me ta plotësohen fotografitë familjare dhe jo vetëm. Presheva gjallon, por pa mërgimtarët nuk është e plotë.
Mërgata është fuqi, krah e mirësi për Preshevën. Dhe për këtë jemi falenderues që vinë e hapin dyert e shtëpive të tyre, e shumë të tjera për t’u ç’mallë.
Me këtë rast, dua të uroj mirëseardhje gjithësecilit që ka marrë udhë për në vendlindje.
Uroj të gjeni veç të mira, ashtu siç gjithmonë i sillni vendit tuaj.
Mirësevini në Preshevën tuaj!