Vaji i ullirit fals ka vërshuar tregjet
Shitja e vajit të ullirit të rremë, paralajmëron Europol, është bërë e zakonshme në vendet që e prodhojnë atë.
Rreth 260,000 litra vaj ulliri u sekuestruan në operacionin OPSON, i cili synonte grupet kriminale të përfshira në rishitjen e ushqimeve të falsifikuara ose të prishura.
Në një aksion të përbashkët të policisë italiane dhe spanjolle u arrestuan 11 persona dhe Europol paralajmëron se 260 mijë litra të sekuestruara vaj ulliri fallco u reklamuan dhe u shitën si origjinal – pra si “vaj ulliri ekstra i virgjër”.
Shitja e vajit të ullirit të rremë, paralajmëron Europol, është bërë e zakonshme në vendet prodhuese të vajit të ullirit si Spanja dhe Italia.
Është konstatuar se anëtarët e grupeve të organizuara kriminale të përfshira në mashtrime ushqimore përdorin një variant më të keq të vajit të ullirit për të holluar produktin e tyre, shkruan Večernji list.
Nuk rekomandohet konsumimi i tij
Vaji i ullirit “Lampante” karakterizohet me aciditet të shtuar, shije të padëshirueshme dhe erë jashtëzakonisht të pakëndshme, për këtë arsye nuk është i përshtatshëm për konsum.
Europol sqaron gjithashtu se termi “lampante” vjen nga përdorimi i tij historik kur përdorej si lëndë djegëse në llambat e naftës.
Sipas Europolit, shfaqja e vajit të ullirit fallco është një ndërthurje e rrethanave të ndryshme, si inflacioni, reduktimi i prodhimit të vajit të ullirit, rritja e kërkesës…
Në bastisjet në Itali dhe Spanjë u sekuestruan katër makina, 91 mijë euro dhe dokumente të ndryshme.
Hetuesit italianë kontrolluan tre fabrika të vajit të ullirit në Siçili dhe Toskanë, të cilat dyshuan se prodhonin vaj ulliri fals.
Ata i kërkuan pronarit listën e klientëve dhe dokumentacionin dhe u morën mostrat e vajit të ullirit. Njëra prej këtyre kompanive u gjobit për etiketim jo të duhur të produktit.