Fillon vendosja e semaforëve në kryqëzimin më të ngarkuar dhe më problematik në Preshevë
Në rrugën “15 Nëntori”, afër shkollës fillore “Ibrahim Kelmendk”, në Preshevë, shumë shpejt do të lëshohen në funksion semaforët.
Ekipa e kompanisë që ka marr përsipër rregullimin e semaforëve të tretë në Preshevë ka filluar punët ditë më parë dhe po vazhdon me intensitet të shpejtë që të vihen në funksion këta semaforë.
Komuna përmes një postimi në faqen zyetare në facebook ka bërë me dije që semaforët kanë filluar të vendosen.
“Fillojnë punimet në vendosjen e semaforëve në kryqëzimin afër shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, njëri ndër kryqëzimet më të ngarkuar dhe më problematik në qytet” kanë shkruar nga komuna.
Kujtojmë që në Preshevë, pushteti lokal ka bërë zgjidhje të komunikacionit në rrugët kryesore duke i vendosur semaforët dhe rrugët një kahshe, për të rregulluar lëvizjen e sigurt të automjeteve, gjithashtu ka siguruar për qytetarët edhe parkingje falas në keto rrugë. Pas këtyre investimeve edhe qytetarët ecin lirshëm nëpër rrugë pasi ka bërë çlirimin e trotuareve nga veturat.