Lajme

“Çështja e dinarit serb”/ Sot Brukseli mbledh Kosovën dhe Serbinë “kokë më kokë”

Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit për çështjen e përdorimit të dinarit serb në vend.

Sipas tyre, takimi i sotëm i dialogut, në Bruksel, do ta ketë në fokus vetëm një temë,përdorimin e dinarit në Kosovë.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka thënë të hënen se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim. Ajo gjithashtu ka thënë se takimi do të zhvillohet në “formatin e zakonshëm të dialogut”, sipas RTK.

RTKlive merr vesh se në takimin për dinarin nga pala kosovare do të jetë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro).

Nga BQK kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e Brukselit.

“Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në një përgjigje për RTKlive. BQK bënë të ditur se do të ketë takime bilaterale dhe trilaterale sipas nevojës.

Ndryshe takimi në Bruksel është konfirmuar edhe nga Serbia, ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq.

Related Articles

Back to top button