Kosova feston Ditën e Pavarësisë, Arifi: Gëzuar, Tfala nga Presheva
Kosova shënon 16 vjetorin e pavarësisë, e në kremtën e kësaj dite, me emocion të veçantë kthehemi pas në kohë, kujtojmë ditët e zorshme të shkrepjeve të fundit të familjes Jashari e Haradinaj, familjeve të mëdha që ranë për Kosovën e që u bënë jehona e lirisë.
Kjo ditë, është edhe e Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e shokëve të luftës që sot e kësaj dite gjykohen padrejtësisht se punuan fort për të mbrojtur pragun e shpisë dhe për t’i falë popullit të vet lirinë.
Falë tyre, sot Kosova me mburrje feston 16 vjet shtet i lirë!
Në këtë ditë të madhe për kombin tonë, urojmë që Kosova të jetë përherë shtet i konsoliduar e demokratik, partner i sinqertë i aleancave euroatlantik dhe lutemi gjithë shqiptarët anembanë botës për lirimin e vëllezërve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë!
Gëzuar Pavarësinë Kosovë!
Të fala nga Presheva!