Lajme

Meta sjell ndryshimet e reja, njofton se Inteligjenca Artificiale do shfaqë ndryshe fotot në Facebook, Instagram dhe Threads

Meta ka njoftuar se në muajt e ardhshëm përdoruesit do shohin përmbajtje të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale. Kompania njoftoi se po punon me partnerët e industrisë mbi standardet e zakonshme teknike për identifikimin e përmbajtjes nga Inteligjenca Artificiale në platformat e saj si Facebook, Instagram dhe Threads, përfshirë video dhe audio.

“Duke qenë se diferenca mes përmbajtjes njerëzore dhe sintetike është turbulluar, njerëzit duan të dinë ku është kufiri. Është e rëndësishme që ne t’i ndihmojmë njerëzit kur përmbajtja që shohin është krijuar me anë të IA,” tha presidenti i Marrëdhënieve Globale.

Imazhet që do të jenë të gjeneruara në këtë formë do të kenë etiketën “Prodhuar me AI” bashkë me logo të padukshme dhe metadata të vendosura brenda tyre. Meta planifikon që të etiketojë të gjitha përmbajtjet e krijuara me Google, OpenAI, Microsoft, Adobe, Midjourney dhe Shutterstock.

Kompanitë e IA po nisin të përfshijnë metadata në gjeneruesit e imazheve të tyre, por nuk i kanë përfshirë ende në mjetet e IA që gjenerojnë audio dhe video.

Related Articles

Back to top button