Lajme
Dy persona të panjohur grabisin një bastore në fshatin Bilaç, kërcënuan me armë punëtorët

Dy persona të panjohur kanë hyrë me pistoleta në lokalin e basteve në fshatin Bilaçë.
Sipas informacioneve ata kanë kërcënuar me pistoleta punëtorët J.A. dhe S.B. duke i kërkuar të fusnin para në çantën që kishin me vete.
Njëri nga sulmuesit e ka shtyrë S.B.
Pas kësaj, sulmuesit janë larguar me vrap nga pika e basteve.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa OJT në Vranjë – Reparti në Bujanoc ka deklaruar se kundër shtetasit të huaj do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “grabitje”.