Lajme

Nesër iftari 1 orë më vonë pasi sonte bëhet ndërrimi i orës

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se me ndërrimin e orës ndryshon edhe koha e syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve.

Ora do të ndërrohet sonte për 60 minuta, transmeton Telegrafi.

“Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë. Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thotë BIK.

BIK bën të ditur se kohët e namazit për nesër e diele do të jenë Syfyri / Imsaku: 4:37; Lindja e Dielli 6:13; Dreka 12:43; Ikindia 16:17; Iftari / Akshami 19:08 dhe Jacia: 20:41.

Muaji i madhërishëm i Ramazanit ka nisur më 11 mars. Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.

Related Articles

Back to top button