Përdorni këto ushqime për të pastruar trupin tuaj nga nikotina
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për ndikimin negativ të cigareve dhe nikotinës në trupin tonë. Nëse e keni lënë duhanin ose jeni duhanpirës i rëndë, mënyra më e shpejtë për të hequr qafe nikotinën nga trupi juaj është t’i përfshini këto ushqime në menunë tuaj.
Spinaqi
Acidi folik është shumë i rëndësishëm për proceset që ndodhin në trup, dhe gjithashtu ndihmon trupin të heqë qafe nikotinën. Spinaqi përmban sasi të mëdha të acidit folik.
Brokoli, lulelakra, lakrat e Brukselit dhe lakra
Përveç faktit që kjo perime përmban polifenole që kanë rezultuar të dobishme në reduktimin e inflamacioneve të ndryshme në sistemin e tretjes, ajo përmban edhe antioksidantë që pastrojnë trupin nga toksinat e shumta. I gatuani sa më shkurt për të ruajtur të gjitha cilësitë e tyre.
Çaji jeshil dhe uji me vitamina
Duke pirë cigare, trupi humbet lëngun e nevojshëm dhe trupi dehidratohet shumë më shpejt. Pirja e shumë ujit me vitaminë të bërë në shtëpi që mund ta përgatisni lehtësisht vetë dhe çaji jeshil plot me antioksidantë do t’ju ndihmojë të largoni nikotinën nga trupi juaj.
Karotat
Nikotina shkatërron lëkurën dhe e bën atë të pajetë dhe të thatë. Nëse dëshironi të hiqni qafe këtë efekt anësor të shëmtuar të pirjes së duhanit, hani sa më shumë karota. Ai përmban sasi të mëdha të vitaminave A, K, C dhe B, të cilat janë pastruesit kryesorë të organizmit. Shtrydhni karotën në një shtrydhëse frutash të perziera me mollë dhe limon ose vendoseni në një sallatë.
Kivi, limon dhe portokall
Përveç ujit, nikotina largon nga trupi edhe vitaminat A, C dhe E, të cilat forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë trupin të luftojë infeksione dhe baktere të ndryshme. Për të kompensuar vitaminat e humbura, merrni një kivi ose pini një gotë limonadë. Lëngu i portokallit hidraton organizmin, i siguron vitaminat e nevojshme, por edhe pastron trupin nga nikotina. Shtrydhni dy portokall, shtoni pak ujë dhe pijeni midis vakteve.