Çfarë ndodh me trupin nëse pimë qumësht çdo ditë?
Qumështi ka shumë përfitime shëndetësore, megjithatë, pavarësisht kësaj, ai ka fituar një reputacion negativ vitet e fundit.
Për shkak të gjithë kësaj, shumë kanë kaluar në alternativa me bazë bimore, por dietologët ende pohojnë se sigurisht që është e shëndetshme për shumicën e njerëzve të pinë një gotë qumësht lope.
Qumështi është i pasur me lëndë ushqyese dhe është i shëndetshëm ta konsumoni çdo ditë. Është plot me kalcium, kalium, magnez, proteina dhe nëse nuk jeni alergjik ndaj qumështit apo laktozës, atëherë nuk ka arsye që të mos e konsumoni.
Përveçse është i mirë për kockat, ai gjithashtu ndihmon në menaxhimin e peshës dhe përmirëson shëndetin e zemrës falë niveleve të larta të kaliumit.
Qumështi gjithashtu redukton rrezikun e demencës, është i mirë për imunitetin dhe ngre humorin falë aminoacidit triptofan, i cili na ndihmon të qetësohemi dhe gjithashtu lidhet me cilësinë e gjumit.